Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Garancia e largimit, Manchester United nuk do ta bllokojë Ronaldon në verë

Mançester Junajtid do ta lejojë Kristiano Ronaldon që të largohet në verë, ndonëse sulmuesi portugez ka edhe një vit kontratë në “Old Trafford”.

Nuk është më një lajm se 37-vjeçari nuk është i kënaqur me rezultatet e “Djajve” dhe nëse ata do të dështojnë që të renditen mes katër vendeve të para, atëherë ai do të kërkojë të largohet. CR7 u rikthye në verë pas 12 vitesh në Mançester dhe po tregon se është lojtari më i rëndësishëm i skuadrës me 15 golat që ka shënuar këtë sezon.

Por rezultatet e skuadrës kanë qenë jo në nivelin që ai priste dhe “Mirror” raporton se klubi nuk do të bllokojë rrugën e tij nëse sulmuesi do të dëshirojë që të largohet në fund të sezonit po nuk u kualifikuan në Champions. PSG-ja është një nga destinacionet e tij të mundshme.

Related posts

Ish mesfushori anglez i Real Madridit ka një kërkesë të veçantë për Zidane…

Sadik.Autor

PASI HUMBI BABAIN DISA JAVË MË PARË/ Khabib rikthehet në ring, do mbrojë titullin kundër…

Delo.autor

NUK KA TË NDALUR TELASHET PËR CR7/ Ronaldon e marrin sërish në… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment