Futboll Sport

E BUJSHME/ Real Madrid “presion” Mbappe-së, oferta ka datë skadence. Ylli francez duhet të vendosë

Kylian Mbappe vijon të mbetet në qendër të merkatos së futbollit, ku aksi Paris-Madrid po nxehet gjithnjë e më shumë. I tunduar ndoshta nga ofertat e fundit PSG-s, Real Madrid dëshiron siguri. Klubi madrilen e ka paralajmëruar yllin francez se oferta për ta veshur fanellën e bardhë ka një datë skadimi.

Entiteti madrilen ia ka bërë të qartë yllit francez se nuk ka kthim pas. Nëse ndryshon mendje dhe vendos të mos nënshkruajë këtë verë, ëndrra e tij e fëmijërisë për të luajtur me Real Madridin do të marrë fund. “Los Blancos” do të shikojnë për një tjetër yll në merkaton e verës.

Një ultimatum për ta larguar Mbappe nga dëgjimi i ofertave që i vijnë për të rinovuar me PSG. Al Khelaifi po përpiqet ta bindë me një ofertë që shkon deri në 50 milionë euro në vit.

Real Madrid nuk dëshiron ta zgjasë një telenovelë që ka përjetuar episode të ndryshme që nga shfaqja e Mbappé me Monaco në vitin 2017. Atë verë, të bardhët ishin gati ta merrnin yllin francez, në atë kohë ende në zhvillim, por Mbappe zgjodhi klubin parizien.

Related posts

LA LIGA/ Athletic Bilbao bën pazar te PSG

Sadik.Autor

ZBARDHEN PYETJET NË ETIKË/ Digjen bastet për fitoren 3 me 1. Ja prapaskenat e gjyqit të ndeshjes Bylis-Tirana

Delo.autor

NJË HAP LARG KALIMIT NË “CAMP NOU”/ Ja kur do të zyrtarizohet Griezmann tek Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment