Futboll Premier League Sport

PËRFORCIMET E RADHËS TEK “TË KUQTË”/ Liverpooli fillon me blerjet e talenteve

Liverpool ka mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin Billy Koumetio. Talenti 16-vjeçar ka arritur marrëveshjen me “Reds” dhe do të luajë për skuadrën U-17.

Më parë Koumetio ka qenë pjesë e Lyon në Francë, para se të kalojë te US Orleans në SHBA, ndërsa në vitin 2018 ishte në provë te Liverpool dhe mori pjesë në një miqësore në Berlin.

Mbrojtësi i krahut të majtë është përforcimi i radhës për Liverpool, pasi më parë morën holandezin Ki-Jana Hoever nga Ajax, i cili debutoi ën FA Cup kundër Wolves. Po ashtu, ata firmosën edhe me Bobby Duncan, kushëriri i Steven Gerrard nga Manchester City.

Këto janë disa lëvizje që ka bërë Liverpool tek ekipi i moshave, për të pretenduar në rritjen e talenteve nga akademia drejt ekipit të parë.

Related posts

Iu hoqën 3 pikë nga Disiplina, ja reagimi i fortë i “Tirona Fanatics”

Sadik.Autor

LIVE/ Zvicra “dhëmbë për dhëmbë” me Suedinë për një biletë në çerekfinale

Isa.Autor

Fitorja në minutat e fundit, Zidane flet përpara mediave

Q.Autor

Leave a Comment