Futboll Sport

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Gati ta mbyllë me Realin, Bale ndodhet mes Premier League dhe SHBA-së

Garet Bejl po kalon muajt e tij të fundit në Madrid. Kontrata e tij me Realin përfundon në mbyllje të sezonit dhe klubi spanjoll ka vendosur të mos rinovojë me të.

Në këto kushte ai do të largohet si një lojtar i lirë. Sipas mediave spanjolle, ai ka nisur të mendojë për të ardhmen e tij, ku janë dy mundësi zgjedhjeje, rikthimi në Premier Ligë ose transferimi në kampionatin e SHBA-së.

Gjithsesi, për momentin nuk ka ndonjë informacion më shumë në lidhje me klubet e interesuara për shërbimet e sulmuesit të krahut të Realit të Madridit.

Ky që po mbyllet ka qenë një sezon problematik për Bejl, i cili numëron vetëm 5 ndeshje dhe 271 minuta aktivizim në të gjitha kompeticionet.

Related posts

LAJM I ËMBËL/ Nëntë muaj pasi fituan titullin me Teutën, Frashëri dhe Hoxha bëhen prindër në datën e… veçantë (FOTO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ FIORENTINËS/ Gatusso merr lajmin e keq, titullari infektohet me koronavirus. Ja emri…

Delo.autor

PËRJASHTIMI NGA GJERMANIA/ Mats Hummels reagon: Mua më ka bërë përshtypje mënyra sesi…

Delo.autor

Leave a Comment