Futboll Seria A Sport

“BETEJAT FITOHEN ME…”/ Ultrasit e Interit zbarkojnë në qendrën stërvitore, mesazh për Handanovic dhe Lautaron (FOTO)

Interi po përjeton një moment jo të mirë teksa nuk ka arritur të bindë si me lojë po ashtu edhe me rezultate, ku në bankën e të akuzuarve kanë qenë më së shumti kapiteni, Samir Handanoviç dhe Lautaro Martinez, i cili nuk shënon prej 9 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet, e fundit daton më 12 janar 2022 ndaj Juventusit në Superkupën e Italisë.

Tifozët ultrasë të Interit, Curva Nord kanë zbarkuar në qendrën stërvitore të zikaltërve, “Suning Training Centre” për t’i dhënë mbështetjen e tyre Handanoviçit dhe Lautaros me disa banderola.

Disa nga parullat ishin: “Me forcë fitohen betejat, me karakter fitohet lufta. Curva Nord është me ju”; “Samir, mos u shqetëso për ata, Curva Nord është me ty”; “Lautaro duro, jemi të gjithë me ty”.

Related posts

BERLUSCONI SURPRIZON/ Shton kualitetin e Monzas duke marrë yllin e Milanit në skuadër

Isa.Autor

NGA HIGUAIN TEK PIATEK/ Formacioni më i mirë me lojtarët e transferuar gjatë janarit

F.autor

Perez përgatit revolucionin, 11 lojtarë bëjnë gati valixhet

Q.Autor

Leave a Comment