Futboll La Liga Sport

PRESIDENTI I “FAF”/ Claudio Tapi Befason: Messi nuk është larguar asnjëherë…

Claudio Tapia tha për herë të parë zyrtarisht se Lionel Messi do të kthehet në kombëtaren e Argjentinës në ndeshjet e ardhshme. Ai shton se kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Messi është shumë i rëndësishëm për Argjentinën. Pa dyshim, kapiteni do të jetë në ndeshjet e radhës”, – konfirmoi presidenti i AFA në një intervistë me “TyC Sports”.

Në këtë mënyrë, edhe pse lista e Lionel Scaloni do të publikohet më 4, ose 5 mars, kthimi i yllit të Barcelonës në listën e Albiceleste bëhet zyrtar.

Biseduam me të kur ishte “Superclásico” në Madrid. Ai ka të njëjtën dëshirë për të luajtur me kombëtaren, si gjithmonë. Messi kurrë nuk u largua, sepse herët e tjera ai nuk u thirr. Unë mendoj se e kishte të nevojshme këtë lloj pushimi, për shkak të gjithçkaje që kishte përjetuar“, – shtoi presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit.

Nga ana tjetër, Tapia theksoi se ky kthim i yllit të Barcelonës ndodh kur konteksti i kombëtares sonë sot është shumë më i mbarë. Gjërat po përmirësohen. Argjentina jo vetëm që ka arritje sportive, por gjithashtu ka rifituar rëndësinë në të gjithë botën. Ne duhet të punojmë për të zhvilluar një “Copa America” shumë të mirë dhe të krijojmë bazat për Botërorin e Katarit“.

Related posts

“PRANIA NË ITALI ËSHTË NJË ËNDËRR E RALIZUAR”/ Mesfushori Locatelli: U trondita kur Milani më… skarcoi

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Luftëtaril: Të kuqtë sërish në avantazh, Telushi shënon nga penalltia (VIDEO)

Isa.Autor

Besart Berisha lë Australinë për Japoninë, i bashkohet Sanfrece Hiroshimas

Isa.Autor

Leave a Comment