Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ DINAMOS/ Partizani me “artileri” të plotë për Derbin e Kryeqytetit

Partizani zhvilloi ditën e djeshme stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e javës së 22-të të Kategorisë Superiore ndaj Dinamos të premten në “Elbasan Arena”.

Lajmi i mirë për trajnerin Dritan Mehmeti është se ditët e fundit janë stërvitur të gjithë lojtarët, çka do të thotë se ndaj Dinamos, Partizani është gati të luajë me gjithë artilerinë e mundshme.

Skuka dhe Hadroj, të cilët kanë pasur probleme ditët e fundit, tashmë janë shëruar plotësisht.

Ditën e djeshme trajneri Mehmeti është marrë kryesisht me aspektin fizik, pasi në javët e fundit ndeshjet kanë qenë të ngjeshura në kohë dhe shkaktojnë lodhje te lojtarët.

Related posts

QETSOHET GATTUZO/ Vjen LAJMI I MIRË para përballjes me Juventusin

Isa.Autor

Coutinho pritet të debutojë për Barcelonën në fund të këtij muaji

Q.Autor

EUROPA LEAGUE/ Talenti i Milan driblon 5 mbrojtës dhe shënon si “Jashtëtokësor” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment