Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Napoli-Barcelona. Rezultati 2-4

Napoli është nikoqir i Barcelonës në stadiumin Diego Armando Maradona, ku zhvillohet ndeshja kthyese e fazës së eliminimit direkt në Ligën e Evropës.

Takimi i parë ndërmjet këtyre skuadrave që u zhvillua në Camp Nou përfundoi me rezultat të barabartë (1-1). Do të shohim një tjetër përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Luciano Spalletti dhe Xavi Hernandez.

Kujtojmë që në këtë fazë janë përfshirë skuadrat që kanë përfunduar në vendin e dytë në grup në Ligën e Evropës (Napoli) dhe që kanë përfunduar në vend të tretë në Ligën e Kampionëve (Barcelona), ndërsa fituesi do të vazhdojë në 1/8 e finales në Ligën e Evropës.

 

LIVE/ Napoli – Barcelona  2-4

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 87/ Napoli ngushton sërish shifrat me golin e shënuar nga Matteo Politano.

MINUTA 59/ Barcelona shënon golin e katërt falë Pierre-Emerick Aubameyang.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa parë

MINUTA 45/ Barcelona dyfishon sërish shifrat me golin e shënuar nga Gerard Pique.

MINUTA 23/ Napoli ngushton shifrat me golin e shënuar nga Lorenzo Insigne.

MINUTA 13/ Barcelona dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Frenkie de Jong.

MINUTA 8/ Barcelona kalon në avantazh me golin e shënuar nga Jordi Alba.

MINUTA 1/ Starton

Related posts

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Man United ofron 25 milionë euro për mbrojtësin e Barcelonës

Isa.Autor

REZULTATET E LIGËS SË KOMBEVE/ Ukraina fiton me Sllovakinë, Danimarka “leksion” Uellsit

Isa.Autor

INTERI NDRYSHON REGJINË DHE KRAHËT NË SFIDËN ME SASUOLON/ Inzagi i beson përsëri Asllanit (FORMACIONET E MUNDSHME)

F.autor

Leave a Comment