Boks Sport Të tjera

PËRBALLJA FURY-DILLAN WHYTE/ Joshua: E urrej, por do të bëj tifo për atë në duelin e 23 prillit

Më 23 prill do të zhvillohet dueli i peshës së rëndë në boks mes britanikëve Tyson Fury e Dillian Whyte. Sfida është e vlefshme për titullin kampion të kategorisë WBC, që mbahet nga Fury. Duke folur për këtë përballje, britaniku tjetër Anthony Joshua u shpreh se do të bëj tifo për Dillian Whyte, që ta fitojë titullin, pavarësisht se e urren atë.

“Do të jetë një shans i mirë për Dillian të fitojë titullin dhe një sfidë e fortë për Fury. E këshilloj që ta mposhtë Tyson duke e goditur në trup. Shpresoj që Dillian të stërvitet fort dhe të mos e nënvlerësojë Fury”, tha Anthony Joshua, që do të përballet më vonë, në maj ose qershor, ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk.

Më tej, Joshua tha: “Unë e urrej Whyte, por do të bëj tifo për të në këtë sfidë. Uroj që ta mposhtë Tyson dhe të shpallet kampion bote”.

Related posts

Hera e parë kundër Juventusit/ Pogba: Sot është një ditë speciale (FOTO)

Isa.Autor

PRITET LARGIMI NGA KLUBI/ Josa në “ajër”, sot takim vendimtar te Kukësi për të ardhmen

Delo.autor

“ÇMENDURI” TEK KAMPIONËT E FRANCËS/ PSG ka shpenzuar 80 milionë euro komisione agjentësh në 3 vjet

Delo.autor

Leave a Comment