Futboll Kategoria Superiore Sport

HESHTJA SKANDALOZE/ Shoqatat legjitimojnë dhunën ndaj arbitrave dhe lojtarëve

Spostimi i vëmendjes dhe të gjitha burimeve njerëzore te zgjedhjet e reja në FSHF ka bërë që qeveria e futbollit dhe shoqatat që përfaqësojnë aktorët e këtij sporti, të anashkalojnë atë që ndodh në terren. Më i frikshmi është mosndëshkimi dhe legjitimimi i dhunës që buron nga shkallët e stadiumit.

Në kuadrin e dy javëve, dy gjyqtarë anësorë janë goditur me gurë në Korçë, ku Orges Grabova mori plagë në kokë, ndërsa Taulant Kasa qe me fat pasi guri i ra në shpatull. Ndërsa në ndeshjen Kastrioti-Tirana, lojtari i kryeqytetasve Aldi Gjumsi u godit me gurë nga tifozët, ku pësoi një çarje në ballë, madje edhe në javën e fundit luajti i fashuar në kokë.

Në Shqipëri ekziston shoqata e arbitrave, e cila me përfaqësuesin e saj do të votojë të mërkurën në zgjedhjet e FSHF-së. Por, kjo shoqatë inekzistente nuk denjon që as për sy e faqe të bëjë një reagim për të mbrojtur anëtarët e saj, të cilët dhunohen nëpër stadiume. E njëjta gjë vlen edhe për sindikatën e futbollistëve, që nuk ka ndërmarrë asnjë qëndrim për dhunimin dhe rrezikimin e jetës së futbollistëve. Edhe Disiplina ka vepruar butë, ku me sa duket në FSHF nuk duan të bëjnë “armiq” para zgjedhjeve.

Related posts

KUKËSI-PARTIZANI/ Betejë mes pretendentëve për titull, pritet të dhurojë spektakël (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Humbja ‘turpëruese’ ndaj Celtas, Casemiro tregon problemin e vërtetë të Realit

Q.Autor

Joao Mario nuk ka ndërmend të rikthehet tek Inter në fund të sezon

Sadik.Autor

Leave a Comment