Futboll Sport

PLAGËT NUK VRASIN/ Pse Milani i Piolit është për titull këtë sezon

Kanë kaluar vetëm 25 ditë, por duket sikur ka kaluar një shekull. Më 5 shkurt, pas 39 minutash lojë, Interi dhe Milani dukeshin dy botë të largëta. Sapo kishte shënuar Perisiç dhe zikaltrit fluturonin në +7 (hipotetikisht në +10, duke mos harruar ndeshjen për të rikuperuar me Bolonjën), duke dhënë pamjen se rikonfirmimi si kampion Italie ishte vetëm çështje kohe.

Por papritur, edhe në momentin ku skuadra e Simone Inzagit dukej superiore në gjithçka, në çdo detaj, vjen ajo kthesë e papritur me dopietën e Zhirusë dhe bota ndryshoi brenda një grushti sekondash. Gjithsesi, në futboll ashtu sikurse në jetë, duhet të konfirmohesh për të merituar suksesin dhe sigurisht që derbi i Kupës ishte ndeshja e duhur, për më tepër në një panoramë ku Milani brenda më pak se 4 javësh kishte parakaluar Interin në Serinë A.

Dhe skuadra e Stefano Piolit e bëri detyrën e saj, më saktë gjysmën e detyrës, duke qenë se i shtypi “kushërinjtë” zikaltër në fushë, por në momentin më të bukur të tij, ngërçi i vetëm ishte fikja si me buton e specialistit të kupave, Olivie Zhiru. Ndërkohë, Selmakers kishte vendosur që të bënte figurën më të keqe të karrierës së tij përpara portës rivale, ku në vend që të tundte rrjetën godiste trupin e rivaleve dhe kartelat publicitare.

Gjithsesi, “banda” e Piolit ka treguar se edhe kur rrëzohet ringrihet me forcë, ndonëse ka edhe nga ato frenimet absurde si me Salernitanën dhe Udinezen, pa të cilat do të kishte nisur një arrati të sigurt drejt titullit. Dhe për të shlyer këto gabime vjen si me magji ai duel që të gjithë donin, transferta në Napoli, testi i vërtetë për “Djallin”, i cili të paktën deri tani kundrejt Interi favorit absolut ka një cilësi që duhet ta ruajë fort, “janë më të fortë edhe sesa plagët.

Pikërisht kështu, sepse nëse Inzagi kishte luksin e zgjedhjeve edhe në derbin e Kupës së Italisë, Milani e dominoi gjithsesi, edhe pse mungonin lojtarë si Ibra, Tonali, Kjaer, apo edhe Diaz e Rebiç në stol, pa harruar edhe dëmtimin e Romanjolit pas 25 minutash lojë. Dhe na falni nëse kjo është pak…

Related posts

MOURINHO RIKTHEHET NË MANCHESTER/ Shikoni si e presin portugezin në “Old Trafford” (VIDEO)

Delo.autor

I KANË MBARUAR “BATERITË”/ Matuidi dëshiron të arratiset për një javë sepse…

Isa.Autor

KJO NUK PRITEJ/ Hazard: Nuk e meritoj “TOPIN E ARTË”, për mua duhet ta FITOJË…

Isa.Autor

Leave a Comment