Futboll Sport

ÇELËSI NË SHITJE/ Kush është filantropisti 86-vjeçar i cili mund të blejë blutë e Londrës

Kandidati i parë zyrtar që mund të blejë klubin e Çelsit është miliarderi zviceran, Hansjorg Vis. 86-vjeçari është themelues i kompanisë “Synthes USA” në vitin 1977, e cila merret me prodhimin e pajisjeve mjekësore (proteza).

“Synthes USA” është prodhuesi më i madh në botë i implanteve për të korrigjuar frakturat në kocka. Vis e shiti kompaninë te “Johnson & Johnson” në vitin 2012 për 20.2 miliardë dollarë. Në 2017-ën, “Synthes” u bë pjesë “DePuy” dhe prej 2017-ës, “DePuy Synthes” ndërtoi implantet 3-D të titaniumit për rindërtimin e pjesëve të fytyrës. Sipas revistës “Forbes”, Vis ka një pasuri personale prej 5 miliardë eurosh.

Sot ai ka aksione në kompanitë e bioteknologjisë “NovoCure” dhe “Molecular Partners”. Vis është edhe një filantropist i njohur. Qindra milionë euro të pasurisë së tij i ka dhuruar për bamirësitë ambientale, ndërsa së fundmi ka mbështetur edhe kauzat politike.

https___d1e00ek4ebabms.cloudfront.net_production_c2bafe22-146a-487e-b28e-412dd48075c9

“Është mes njerëzve më filantropistë në botë”, e përshkruan “Forbes” njeriun i cili në vitin 2013 firmosi fushatën “The Giving Pledge”, e cila inkurajon njerëzit më të pasur për të dhuruar shumicën e pasurisë së tyre për kauzat filantropike. Emra të tjerë në këtë zotim janë edhe Elon Mask, Mark Zukerberg dhe Uaren Bafet. Nëse Vis do të blejë Çelsin nga Roman Abramoviç, atëherë ky do të bëhej investimi i parë në sport për 86-vjeçarin, i cili nuk ka pasur kurrë më parë të bëjë me një klub futbolli.

Related posts

STATISTIKAT MBI TRIBLIMET NË SUPERIORE/ Skënderbeu dhe mesfushori i Bylisit me saktësinë më të madhe, ja renditja…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Lojtari i Kombëtares ndryshon skuadër, transferohet në kampionatin sllovak

Delo.autor

”Hakmarrja” e De Geas, injoron Kryeministrin (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment