Futboll Sport

“KOKFORTËSI SHQIPTARE”/ Sokol Cikalleshi pushton mediat turke dhe përzgjidhet në formacionin e javës

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, padyshim që ka qenë lojtari më i mirë në fitoren e ekipit të tij, 2-3 përballë Kajserispor, me 30-vjeçarin që shënoi 2 gola.

Kjo performancë fantastike e vuri sulmuesin shqiptar në formacionin më të mirë të javës në Turqi. Por kjo nuk ishte e gjitha.

Cikalleshi gjithashtu ka pushtuar dhe faqen e parë të mediave turke, të cilat shkruajnë: “Kokëfortësi shqiptare”, dhe shtojnë më poshtë: Pavarësisht se humbi fanellën e titullarit nga Ahmed Hasan, sulmuesi shqiptar i Konjasporit, Sokol Cikalleshi nuk hoqi dorë nga puna. Në mungesë të Hasanit, sulmuesi me eksperiencë, i cili doli në 11-shen e parë të ndeshjes së Kajserispor, shënoi 2 gola në ndeshjen e Kajseriut, ashtu si në ndeshjen e Goztepe, duke e çuar skuadrën e tij drejt fitores”.

Related posts

“OPTA” PUBLIKON TOP 11-SHEN TË SERIE A/ Dominon Interi me 3 futbollistë në formacion, mbetet jashtë…

Delo.autor

Modric: Nuk më intereson “Topi i Artë”, Kroacia nuk do të ndalet

Isa.Autor

ZYRTARE/ Refuzon PSG dhe Man United, nënshkruan me “Zonjën” deri në 2023

Isa.Autor

Leave a Comment