Futboll Sport

TIFOZËT MADRILENË DUAN “KOKËN” E MANÇELOTIT/ Dy ish-futbollistët e Realit të gatshëm për stolin

Nëse humbja në “Klasike” ishte më pak e dhimbshmja për Realin sa i përket klasifikimit në La Liga këtë sezon dhe avantazhit prej Sevijes dhe Barcelonës tek i cili madrilenët mund të besojnë ende, ai që paguan pasojat për humbjen të paktën nga pikëpamja mediatike është Karlo Ançeloti.

Pozicioni i trajnerit italian për momentin është i fortë prej rendimentit në kampionat, por edhe në Champions ku është në çerekfinale pas përmbysjes ndaj PSG-së. Por tifozët e parë kanë shprehur pakënaqësi ndaj teknikut, i cili ka përfunduar edhe në shënjestrën e ndonjë ish-lojtari sot në rolin e opinionistit.

Mbështetësit e madrilenëve kanë preferencë të parë për ta zëvendësuar Ksabi Alonson, trajnerin e Real Sociedadit B, madje përpara ikonës së tyre të sulmit, Raul Gonzalez, i cili këtë sezon është në stolin Kastijës, skuadrës së dytë të Realit të Madridit që renditet në mesin e klasifikimit të Segundas.

Guti – Shumë kritik ndaj Ançelotit ishte edhe Guti, kolona e skuadrës nga viti 1994 deri në 2010-ën. Ish-mesfushori, fitues i Ligës së Kampioneve, tha për “Chiringuito TV” se nuk ishte dakord me zgjedhjet e trajnerit ndaj Barcelonës:

“Stoli i Realit kishte lojtarë si Hazard, Isko dhe Joviç dhe ti më thua se nuk mund të zëvendësoja asnjë.

Ndërrimi i parë i Ançelotit ishte Mariano. Nuk arrij ta kuptoj”.

Guti nuk kurseu as Vinicius Zhuniorin:

“Shqetësohet më shumë për arbitrin dhe kundërshtarët sesa të luajë futboll. Kush nuk dëshiron të luajë nuk duhet të jetë te Reali”.

Related posts

Nis takimi në Durrës. Teuta luan sfidën e jetës, Kamza për të mos humbur

Sadik.Autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” me sytë te talenti shqiptar i Empolit

Delo.autor

44 GOLA NË NJË SEZON ME DY SKUADRA/ Talenti Haaland “bekohet” nga Borussia Dortmund

Delo.autor

Leave a Comment