Futboll Seria A Sport

SKANDALI/ Eliminimi nga Champions-i dhe humbja ndaj Monakos lënë shenjë, Nejmar paraqitet i dehur në fushë dhe…

PSG-ja është në kaos dhe Nejmar në qendër të një skandali. Në Paris, eliminimi nga Liga e Kampioneve dhe Kupa e Francës, por edhe disfata e rëndë me Monakon kanë lënë shenjën e tyre.

Sipas informacioneve të “RMC Sport”, sulmuesi brazilian këto kohët e fundit është paraqitur shpesh në qendrën stërvitore i dehur, duke mos qenë në gjendje për t’u stërvitur normalisht me shokët e skuadrës.

Kjo situatë ka lënë të shokuar drejtuesit e klubit dhe flitet për një krisje totale të raporteve të tyre me futbollistin, por edhe mes shokëve në dhomën e zhveshjes.

Bashkë me zhgënjimin për Lionel Mesin, paraqitjet e të cilit në Paris deri tani kanë qenë shumë më poshtë pritshmërive, përveç të tjerave, Nejmar konsiderohet nga ambienti i klubit si fajtori kryesor i negativitetit të sezonit të klubit francez.

Dhe si për t’i hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit shërbeu edhe raporti i fundit i rrogave që publikoi dje gazeta “L’Equipe”, ku Nejmar është futbollisti më i paguar i klubit francez me 4 milionë euro neto në muaj, ndjekur nga Mesi, i cili fiton 3.3 milionë dhe Mbape vetëm 2.2 milionë euro.

Një situatë shumë e ndërlikuar për t’u menaxhuar. Mbi të gjitha duke parë edhe sjelljen e brazilianit pas eliminimit me Realin e Madridit nga Champions-i. Në “Parc des Princes” shpërthen skandali i radhës dhe nuk përjashtohet që në qershor të ketë zhvillime interesante në lidhje me të ardhmen e tij në Paris, sikur të mos mjaftonin edhe ato për Mbapenë, i cili është në skadencë kontrate.

Related posts

KRIZA E “LOS BLANCOS” JO VETËM NË FUSHË/ Real Madrid i MBAN të FSHEHTA lëndimet (FOTO)

Isa.Autor

Portugali-Spanjë, derbi iberik ndez Kupën e Botës

Sadik.Autor

DËSHIRON YLLIN E ARSENALIT/ Klubi turk Basaksehir do të bëjë çmos për ta transferuar Ozilin

Isa.Autor

Leave a Comment