Futboll Sport

IGLI TARE MË I KËRKUARI I MOMENTIT/ Pas Juventusit e do edhe skuadra e…

Merkatoja e futbollit nuk është e kufizuar vetëm te lojtarët e trajnerët. Në të janë të përfshirë të gjithë, duke futur këtu edhe drejtorët dhe drejtuesit e tjerë sportivë.

Kështu po ndodh me drejtorin sportiv të Lacios, Igli Tare, i cili është bërë një nga drejtuesit më të kërkuar në tregun e botës së futbollit.

Ish-sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka një kontratë me Lacion deri në vitin 2023. Por për të kanë ardhur sinjale interesimi nga shumë klube.

Pa diskutim nga të gjithë emri më i madh është ai i Juventusit, që sheh tek Igli Tare personin e duhur për riformatimin e skuadrës.

Mediat italiane kanë raportuar se bardhezinjtë kanë kohë që po monitorojnë ecurinë e Tares te Lacio e duke parë se klubi kryeqytetas nuk ka hedhur ndonjë hap konkret për rinovimin, bardhezinjtë janë vënë në lëvizje.

Por Juventusi nuk është i vetëm në garë për të përfituar nga shërbimet e drejtorit aktual të Lacios.

Sipas mediave italiane, Eintrahti i Frankfurtit në Gjermani po mendon seriozisht të afrojë shqiptarin në skuadër.

Madje, thuhet se gjermanët janë në avantazh kundrejt skuadrave të tjera, edhe pse nuk ka ndonjë ofertë konkrete nga “Shqiponjat” e Frankfurtit. Gjermania nuk është një vend i panjohur për Igli Taren.

Ish-sulmuesi kuqezi ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës së tij në Gjermani ku ka luajtur me disa skuadra, si Manhajmi, Karlsruhe, Fortuna e Dyseldorfit si dhe Kajzerslauterni.

Tani mbetet për t’u qartësuar situata e Igli Tares dhe nëse ai do të vendosë të largohet nga Lacio në fund të sezonit ose jo.

Related posts

CHAMPIONS APO PREMIER LEAGUE/ Ja kush do jetë më i favorizuar nga Klopp

Isa.Autor

SPECIALE/ Kriza e Real Madrid, fati i “Los Blancos” në duart e talentit

Delo.autor

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Ndeshja e parë me tifozë pas 1 viti, klubi i Kukësit surprizon me vendimin

Delo.autor

Leave a Comment