Futboll Sport

KA MAHNITUR ME PARAQITJEN E TIJ/ Juventusi ofertë “alla Lokateli” për yllin e Sasuolos

Pas dopietës së shënuar me bluzën e Italisë kundër Turqisë dhe me një më me peshë që pritet të marrë në vazhdim në sulmin e kombëtares së Roberto Mançinit, Xhakomo Raspadori ka bindur totalisht drejtuesit e Juventusit.

Siç raporton “TuttoSport”, bardhezinjtë kanë nisur zyrtarisht nga dita e djeshme kontaktet me homologët e tyre te Sasuolo për të gjetur formulën e duhur, e cila pritet të ketë të njëjtat kritere si 35 milionët që u shpenzuan për Manuel Lokatelin.

Oferta përfshin një huazim me detyrim blerjeje brenda tri viteve të ardhshme, por me Juventusin që kërkon të paguajë këstin e parë të 40 milionë eurove që do të ofrohen, duke nisur nga vera e vitit 2023.

Related posts

MOXHI “LLUMOS” RONALDON/ Futbolli italian në KRIZË, e dëshmon transferimi i…

Isa.Autor

​E BUJSHME/ Mbappe ose Asensio zëvendësues të Dybalas në Juventus

Isa.Autor

SHËNOI DOPIETË KUNDËR UDINESES/ Nëna e talentit të “Zonjës së Vjetër”: Na nxori nga varfëria…

Delo.autor

Leave a Comment