Futboll Seria A Sport

KOMBËTARJA E FEMRAVE/ Sfidat e kualifikuesve të Botërorit, trajneri Grima zbulon listën kuqezi

Kombëtarja shqiptare e femrave do të rikthehet në fushë pas thuajse dy muajsh për të zhvilluar dy sfidat e radhës kualifikuese ndaj Belgjikës e Armenisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”.

KOMBETARJA E FEMRAVE 1

Vajzat kuqezi që drejtohen nga trajneri Armir Grima do të nisin grumbullimin këtë të diel në kompleksin “Tropikal” në Durrës.

Në kuadër të këtyre dy ndeshjeve shumë të rëndësishme, trajneri kuqezi ka bërë publike ditën e sotme listën me 21 futbollistet e grumbulluara për këto dy sfida.

14 lojtare janë pjesë e kampionatit shqiptar, ndërsa 7 prej tyre aktivizohen në Kosovë e në klube të ndryshme të kampionateve europiane.

Sfida e parë e vajzave kuqezi do të jetë ndaj Belgjikës në stadiumin “Elbasan Arena”, më 7 prill, teksa pesë ditë më vonë, skuadra do të luajë në transfertën e Armenisë.

Kombëtarja e femrave renditet aktualisht në vendin e katërt në grupin F, pasi ka marrë dy fitore, njëra historike kundër Armenisë teksa e mundi me shifrat 5-0 dhe tjetra ndaj Kosovës në Prishtinë, një barazim me Kosovën në “Elbasan Arena” dhe tre humbje me Norvegjinë, Poloninë dhe Belgjikën.

Më poshtë edhe lista e 21 lojtareve të grumbulluara nga Armir Grima për këto dy ndeshje:

Related posts

SHKAKTON “TËRMET” NË RJETET SOCIALE/ Ferdinand tallet keq me dënimin e Manchester City (VIDEO)

Delo.autor

Lucas Vazquez denoncon komplotin kundër Real Madridit

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN KROAT / I papërmbajtshëm, sulmuesi Sahiti shkund rrjetën e Dinamo Zagrebit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment