Futboll Sport

MILANI I TREMBET KAMPIONATIT/ Reagon Pioli pas dështimit me Bolonjën: Jemi pa… shënjestër

Ishte ndeshja e 100-të në pankinën e Milanit në Serinë A, por Stefano Pioli nuk festoi dot. Pas ndeshjes, trajneri analizoi shkaqet e barazimit “të lodhur” me Bolonjën.

Lidhur me problemet e ekipit të tij, ai u shpreh: “Nuk arritëm të gjenim shkëndijën për të ndezur lojën në mënyrën e duhur. Bëmë 33 goditje dhe dominuam, por gjetëm një ekip që mbrohej mirë. Duke i njohur djemtë, do ta përjashtoja aspektin mendor. Performanca ishte e mirë dhe skuadra nuk luajti me presion. Mendoj se pati mungesë cilësie në 20 metrat e fundit. Kohët e fundit po ndërtojmë shumë, por po korrim pak”.

Vështirësitë me ekipet e vogla po u kushtojnë kuqezinjve pikë të rëndësishme. Edhe Bolonja i konfirmoi problemet e Milanit me ekipet që luajnë të ngjeshura në mbrojtje.

 

 

“I pres këto vështirësi dhe i pres për të gjitha skuadrat. Kjo fundjavë duhej të ishte e favorshme për ne, por ja që e shkurtuam avantazhin në vend që ta rrisim. Do të jetë një kampionat i vështirë deri në fund. Me Torinon pres të jetë e vështirë, por duhet të luftojmë deri në fund, sepse e meritojmë. Duhet të mendojmë për garën e radhës. Është një mundësi e humbur dhe do të përpiqemi të bëjmë më mirë nga ndeshja e ardhshme”, përfundoi Stefano Pioli deklaratën e tij për mediat.

Related posts

NUK PO GJEN HAPËSIRA TE ROMA/ Kumbulla kërkohet me ngulm nga skuadra e Serisë A

Delo.autor

U KËRCËNUAN FAMILJARISHT/ Emery vendos të ardhmen e dyshes së Arsenal

Delo.autor

PËSOI ELEMINIMIN NË CHAMPIONS/ PSG përgatit revolucionin, nxjerr në shitje yjet…

Delo.autor

Leave a Comment