Futboll Sport

“NUK JANË…”/ U tallën me veshjen e djalit të tij, Cristiano iu përgjigjet menjëherë kritikëve

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo i është përgjigjur atyre që kritikuan djalin e tij Cristiano Jr në rrjetet sociale, për shkak se kishte veshur një xhup Nike dhe çorape Adidas.

Të jesh djali i një prej yjeve më të mëdhenj nuk është aq e lehtë dhe për këtë e di fare mirë Cristiano Jr. djali i madh i Cristiano Ronaldos. Kështu, 11-vjeçari është tallur në rrjetet sociale për shkak të kombinimit të veshjeve ku shfaqet në një foto në Instagramin zyrtar të gjyshes së tij Dolores Aveiro.

Ai ka pozuar me gjyshen e tij me një xhup Nike dhe çorape Adidas, çka ka shkaktuar një ortek komentesh negative. Polemikave iu bashkua edhe futbollisti i Manchester United, Cristiano Ronaldo, i cili mbrojti djalin e tij të madh.

Komenteve në foto duke kritikuar djalin e tij, ai është përgjigjur: “Ai vesh atë që do, jo atë që ju dëshironi”, ka shkruar ylli portugez.

Dolores Aveiro ndau një tjetër foto me nipin e saj në të cilën ai shfaqet i veshur me atlete “Adidas”, ato prestigjiozet “Yeezy Foam Runner”. Ky është një produkt i markës në bashkëpunim me Kanye West.

Nisur nga komentet që kritikonin ‘look’-un e vogëlushit, futbollisti doli sërish në mbrojtje të CR Jr. “Nuk janë për ata që duan, por për ata që munden”, – ka shkruar portugezi në Instagram.

Image

Image

Related posts

NAINGOLAN RIKTHEHET ME GOL/ Inter leksione Genoas (VIDEO)

Isa.Autor

JEP LAJMIN E BUJSHËM/ Presidenti i Serisë A: Në vitin 2024 kampionati do të reduktohet me…

Delo.autor

TITULLI 90 MINUTA LARG/ Klubi i Superiores bën kërkesë për të festuar me tifozët

Delo.autor

Leave a Comment