Futboll

“Ringjallet” Arsenali, leksion Milanit në “San Siro”

Krizë totale në Angli, rilindje në Europë. Arsenali i Arsen Vengerit, ndoshta në sezonin e fundit në stolin e “topçinjve”, dhuron spektakël në “San Siro” dhe thuajse siguron biletën për në çerekfinalet e Europa League. Një paraqitje super nga londinezët, që mbyllin diskutimin me kuqezinjtë që në pjesën e parë, kur shënuan dy herë me Mikitarian dhe Ramsi, teksa në të paktën dy apo tri raste të tjera iu afruan edhe golin të tretë.

 

Në anën tjetër, djemtë e Gatuzos, të dukur të trembur, përpos nisjes së fortë dhe agressive, pasi pësuan golin e parë, u dorëzuan totalisht dhe i lanë në dorë miqve që të organizonin rastet më të mira. Kutrone, Bonaventura dhe pak Suso u përpoqën që të ndiznin shpresat, por manovrat ofensive të “Djallit”, edhe pse të shtyrë nga 70 mijë të pranishëm në shkallët e stadiumit, nuk arritën që të gjenin rrjetën që mund t’I jepte pak shpresë.

 

Madje, në pjesën e dytë, përpos sulmeve, nuk ishin konkret përpara portës dhe nuk arritën të shënonin. Humbja e parë pas 13 ndeshjesh radhazi,  mes kampionatit dhe kupave.

Pas katër ndeshjesh radhazi pa pësuar gol, skuadra e Gatuzos bie dhe këtë herë shumë keq, duke i thënë thuajse lamtumirën Europës. Ndërkohë, ekipi i Vengerit, edhe pse dje pësoi sërish dy dëmtime të tjera (Kolashinac dhe Çembërs), tregon se të gjitha “fishat” e sezonit do të jenë te Europa League, si rruga e vetme për të marrë pjesë në Champions, sezonin tjetër.

Related posts

“DJALLI” KËRKON PËRFORCIME/ Mesfushori Kessie drejt largimit, Milani gjen pasardhësin. Ja emri…

Delo.autor

ZYRTARE/ Unai Emery zgjedh një kampion bote si KAPITEN të ARSENALIT

Isa.Autor

Shkërmoqet Vllaznia/ Astana bën “poker” në Shkodër. Eliminohen të rinjtë e Zmijanit

Isa.Autor

Leave a Comment