Futboll Sport

ANALIZA/ Karim Benzema në krye të mbretërisë së futbollit: Sepse vitet për të janë vetëm një numër

Një njohës i vërtetë i futbollit nuk habitet nga magjia e Karim Benzemas. Është diçka emocionuese, sepse të shikosh një futbollist në formën më të mirë të jetës, në kulmin e një karriere të shkëlqyer sportive në moshën 35-vjeçare, madje edhe për ata që nuk e deklarojnë veten njohës të vërtetë të kësaj loje, mund të kuptojë vetëm një gjë – Karim Benzema është një magjistar.

Epiteti i lënë pas dore vazhdimisht i një lojtari të ekipit kryesor është bërë më në fund vetëm një bonus për një dimension krejtësisht të ri suksesi. Karim Benzema është një ekzekutues brutal dhe aktualisht futbollisti më i mirë në botë. Në fillim të prillit 2022. Pas një hat-trick kundër PSG-së dhe Chelsea-t në dy ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve, dhe për shkak të mënyrës sesi e bëri, ai e meritoi këtë status.

Lider në fushën e blertë i një prej ekipeve më të madha sportive në planetin tonë, “i duruar dhe i shpëtuar” nga hija e Cristiano Ronaldos, sulmuesi francez ka arritur në një nivel që krahas portugezit e rendit ndër legjendarët që ky sport ka promovuar ndonjëherë.  Është bërë një lojtar mbresëlënës. Një sulmues unik.

Është e vështirë të vlerësohet nëse Karim Benzema ishte kaq i nënvlerësuar për shkak të jetës së tij të turbullt jashtë futbollit apo prej Ronaldos dhe Lionel Messit. Sot, në perceptimin e një futbolli të ri në vitin 2022, ai imponoi lojën e tij dhe u bë një simbol absolut i lojës mjeshtërore në sulm. Nëse më parë mund të kishte dilema, tani ato nuk ekzistojnë më.

Rruga për në majë

Benzema vjen nga një familje emigrantësh nga Algjeria e cila u vendos në rajonin e trazuar të Francës lindore dhe rolin më të madh në edukimin e tij e luajti babai, i cili e ndihmoi “të kapërcejë të gjitha pengesat” dhe të bëhej një futbollist profesionsit në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.

Mediat franceze kanë zbuluar se gjatë fëmijërisë, Benzema ka qenë shpesh në shënjestër të moshatarëve për shkak të origjinës algjeriane dhe se kjo ka ndikuar shumë në karakterin e tij dhe formimin e një personaliteti që më vonë do të bëhej i famshëm në Botë. Dhe kur në një mjedis të tillë tentoi të piqej me forcë dhe ndoshta të futej në botën e errët të rrugës, ishte babai i tij që e ndaloi dhe e drejtoi në rrugën e futbollit elitar.

Image

Si djalosh, ai kishte probleme me mbipeshën dhe këtë problem e zgjidhi kur ndryshoi dietën dhe zakonet e përditshme

Në atë kohë, edhe si djalosh, ishte thjesht i pandalshëm. Lojtari super i talentuar dhe më i mirë i brezit të tij, teksa tërhoqi vëmendjen e Lyonit që në moshën dhjetëvjeçare. Kur ndryshoi dietën dhe zakonet e përditshme gjatë përshtatjes me jetën profesioniste dhe zgjidhi problemin e obezitetit, ishte e qartë se nëse do të shmangte lëndimet, mund të bëhej gjithçka që është sot. Si pjesëtar i skuadrës U-16 të Lyonit, Benzema shënoi 32 gola në një sezon dhe nga shifra të tilla ishte e qartë se e meritonte një shans në ekipin e parë.

Kur shtoi trofeun e kampionit evropian të të rinjve me Francën në 2004, pasoi sfida e parë e madhe e futbollit dhe a mund të kishte marrë një detyrë më të vështirë sesa të luftonte për një vend me lojtarët e atëhershëm të ekipit të parë të Lyonit, Sylvain Wiltord dhe John Carew. Madje thonë se kur bëhej shaka mes bashkëlojtarëve, përgjigja e tij  ishte e pamëshirshme.

Image

Benzema ishte pjesë e kombëtares U-17 të Francës, e cila fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2004

“Mos qesh me mua. Mbani mend, kam qenë një djalosh që mblidhja topat dhe tani jam këtu për të konkurruar. Dua fanellën me numrin 10 dhe të zë vendin tuaj.”

Në krye

Dhe kjo është ndoshta e vetmja pjesë e karrierës sportive të Benzemas që nuk është aq e njohur për publikun e gjerë. Gjithçka më vonë, e cila fillimisht përfshinte një transferim nga Lyon te Real Madrid për 35 milionë euro, ishte vetëm një vazhdim i historisë së një djali që e do shumë futbollin dhe e luan atë në mënyrën e tij. Ai ka plot 12 vite që kërkon vendin e tij në mesin e lojtarëve më të mirë të futbollit dhe sot me meritë ka marrë statusin që i takon. Më i miri në botë.

“Unë luaj futboll dhe përpiqem t’i ndihmoj shokët e mi të fitojmë së bashku gjithçka që mund të fitohet. Ajo që nuk më pëlqen është kur njerëzit më sulmojnë kur luaj mirë, por nuk shënoj gol. Unë luaj për njerëz që vlerësojnë çfarë bëj unë në fushë. Ata që erdhën në stadium për të vërshëllyer, le të vërshëllejnë. Nuk mund t’ua ndryshoj mendjen dhe njerëzit gjithmonë i kanë kritikuar lojtarët e mëdhenj”, tha Benzema në vitin 2018.

Gjatë katër viteve të ardhshme, gjithçka që qëndronte në një paragraf të deklaratës për shtyp e ktheu Benzemën në një magji absolute futbolli. Ai doli nga kthetrat e rolit dytësor të imponuar dhe shkëlqeu në skenën e madhe.

Image

Gjatë gjithë historisë së Real Madridit, vetëm dy lojtarë kanë shënuar më shumë gola se Karim Benzema, dhe së shpejti vetëm Ronaldo (450) do të mbetet pothuajse me siguri në atë listë. Rekordi i Raul prej 323 golave ​​për Klubin Mbretëror këtë sezon mund të kalohet, dhe ai aktualisht është golashënuesi i katërt më i mirë në histori në Champions League me vetëm tre gola më pak se rivali i tij i gjeneratës dhe gjithashtu lojtari fenomenal Robert Leëandoëski.

“Unë do ta përshkruaj atë si një sulmues të mirëfilltë. Njerëzit thonë se është një numër nëntësh, nëntë e gjysmë ose dhjetë. Ai ka gjithçka nga pak. Është një futbollist total. Të gjithë ata që e duan futbollin, i pëlqen edhe Karim. Për mua, është sulmuesi më i mirë francez i të gjitha kohërave. Është pjesë e Real Madridin prej një kohe të gjatë, ka luajtur më shumë se 500 ndeshje, ka shënuar kaq shumë gola. Në fund, trofetë e fituar flasin vetë”, tha Zidane për Benzeman në dhjetor 2020.

Jose Mourinho e shpjegoi këtë edhe përmes marrëdhënies së tij me Ronaldon:

“Komplimenti më i mirë që mund t’i bëni Benzemas është se Ronaldo e donte atë kur luante për Realin. Dhe nëse Ronaldo e do një lojtar tjetër nga sulmi, kjo do të thotë se ai lojtar punon shumë për të, si dhe për të gjithë lojtarët e tjerë në sulm. Karim është ndoshta i vetmi nëntësh jo egoist. Vizioni i tij është i mahnitshëm, mënyra se si e shijon futbollin është se e luan atë lirshëm.”

Image

Karim Benzema është një ekzekutues brutal dhe aktualisht futbollisti më i mirë në botë. 

Si për Benzema ashtu edhe historia e tij te Real Madrid, roli që kishte dhe ka ende sot, mund të flitet dhe të shkruhet vazhdimisht. Në fakt, një tjetër trofe i Champions League do të ishte dy herë më i vlefshëm se katër të mëparshmet së bashku, ndërsa në La Liga spanjolle ai dëshmoi se si lider mund ta çojë Real Madridin drejt titullit kampion.

Ëndrra për një Kupë Bote me kombëtaren franceze mbeti, pas një rasti e humbi në Rusi.  Ndoshta vlersësimi si më i miri dhe fitimi i Topit të Artë, do të ishte një lloj shpërblimi për punën e bërë në këtë vite.

ImageImage

Related posts

VIDEOLAJM/ Futbollisti spanjoll lë “nam”, shikoni gafën e tij me portën e boshatisur

Delo.autor

SUPERCLASICO PA SHTËPI/ Boca refuzon të luajë dhe Conmebol, por ka një IDE TË RE

Isa.Autor

REAL SOCIEDAD-ATLETICO/ Hermoso i shpëton mbulimit të mbrojtjes dhe realizon një “PERLË” me kokë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment