Gossip

Ana Kournikova bëhet nënë, sjell në jetë binjakë

Ana Kournikova dhe Enrique Iglesias bëhen prindër. Ish tenistja ruse dhe këngëtari i famshëm kanë sjellë në jetë binjakë një djalë dhe një vajzë të cilët lindën mbrëmjen e 16 dhjetorit në Miami.

Ana dhe Enrique kurorëzuan në këtë mënyrë dashurinë e tyre me dy engjëj të vegjël. Ish tenistja ruse dhe këngëtari spanjoll kanë 10 vite lidhje dhe prej kohësh bashkëjetojnë.

Për shtatëzaninë e Anës ishin në dijeni vetëm miqtë më të afërt dhe familjarët e çiftit dhe lindja e dy binjakëve Lucy dhe Nicholas ishte një surprizë e vërtetë për mediat rozë, pasi Enrique dhe bukuroshja ruse Kournikova janë një nga çiftet më të diskutuar në media.

Related posts

PO RELAKSOHET NË MARBELLA/ Bukuroshja SUPER SEKSI “KALËRON” ish-futbollistin e Liverpool (FOTO)

Delo.autor

VIERI bëhet BABA për herë të parë. Ja dedikimi PREKËS, emri i foshnjes është…(FOTO)

Isa.Autor

Mesazhi romantik i Ivan Rakitic për bashkëshorten e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment