Futboll Seria A

Dhimbje koke për Gattuson, 2 titullarë të pezulluar për Atalantën

Milani vijon të ‘notojë në ujëra të turbullta’ edhe pas ndërrimit të trajnerit, gjë që u dëshmua me humbjen e thellë 3-0 ndaj Veronës, në ‘Bentegodi’. Kuqezinjtë po vuajnë mungesën e harmonizimit të futbollistëve të shumtë të afruar, ndërsa një pjesë e madhe e tyre nuk po arrijnë të përshtaten si duhet në Serinë A.

Në fundjavë kuqezinjtë do të presin Atalantën, në një takim ku fitorja është një detyrim, nëse duan të mbajnë gjallë shpresat për një vend në Europa League. Atalanta vijon me momentin e mirë nën drejtimin e Gasperini dhe ia ka dalë të grumbullojë 24 pikë, po aq sa edhe Milani deri në këtë periudhë, ndërsa ka treguar se është e aftë t’i hapë punë shumë kundërshtarëve.

Krahas kundërshtarit, telashet për Gattuson shtohen akoma më shumë, pasi duhet t’i bëjë llogaritë pa shërbimet e 2 prej titullarëve të padiskutueshëm, Susos dhe Romagnolit. Të 2 futbollistët janë të pezulluar për këtë takim dhe nuk do të mund të japin kontributin e tyre në fushë. Mbetet për t’u parë se si do t’i zëvendësojë Gattuso, pasi bëhet fjalë për 2 nga të paktit futbollistë që kanë treguar formë të mirë në këto muaj të ‘errët’.

Related posts

LIVERPOOL-MILAN/ Dudek bën zbulimin sensacional mbi penalltinë e pritur ndaj Shevchenko: Nuk e dija se ishte…

Delo.autor

Julen Lopetegui: Një lojtar si ai nuk, do të luante kurrë në ekipin tim!

Sadik.Autor

Lojtarit të Flamurtarit i iku gjuha në Vlorë, ja çfarë thonë mjekët për rumumin Sirgi

Isa.Autor

Leave a Comment