Futboll Sport

INTERI ZBARKON NË SPANJË/ Skuadra madrilene kërkon me ngulm shërbimet e yllit zikaltër

Interi është në mision në Madrid, jo për të përgatitur goditjet për sesionin e ardhshëm të merkatos, por për largimet.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane, “Corriere dello Sport”, drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio është në kryeqytetin spanjoll për të parë interesin e Atletikos së Madridit për Lautaro Martinezin, i cili mund të jetë “TOP Player”-i që do të sakrifikohet nga klubi nga Milano.

Tetorin e kaluar, sulmuesi argjentinas rinovoi me Interin deri më 30 qershor 2026, në kontratën e re nuk është më klauzola e vjetër e largimit prej 111 milionë eurosh dhe çmimi i lojtarit tani varion rreth 70-80 milionë euro.

“Cholo” Simeone e dëshiron fort “demin” zikaltër dhe ka kërkuar në mënyrë specifike që ai të udhëheqë sulmin e “Los Colchoneros”.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Interit, Lautaro Martinez është aktivizuar gjithsej në Serinë A në 28 ndeshje nga ku ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar dhe 2 asiste për shokët e tij të skuadrës.

Related posts

KUSH ËSHTË RALF RANGNICK/ Profesori që frymëzoi Klopp, Tuchel dhe Nagelsmann

Delo.autor

“BLERJET QË KANË ARDHUR NË JANAR…”/ Romagnoli zbulon sekretin e Milan dhe Pioli

Delo.autor

Mourinho gëzon tifozët e Manchester United

Q.Autor

Leave a Comment