Futboll Sport

55 NDESHJE ME KOMBËTAREN E ITALISË/ Ja vendimi që merr Immobile

Ciro Immobile nuk do të jetë më lojtar i Italisë. Sipas La Republicca, sulmuesi ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja. Shkak për të arritur deri në këtë pikë janë bërë kritikat e shumta drejtuar atij pas eliminimit të papritur të Axurrëve në Play off të Botërorit të Katarit.

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini do të përpiqet që të mbajë në Përfaqësuese lojtarin e Lazios, por ky mision duket i vështirë, në kufinjtë e të pamundurës.

Ciro ka veshur bluzën blu për 55 ndeshje, ku ka shënuar 15 gola. Gjithashtu, ka qenë pjesë e të rinjve 21 vjeçar dhe 20 vjeçar. Italia tashmë duhet të kërkojë për një sulmues tjetër, të aftë për të zëvëndësuar bomberin në largim.

Related posts

“DO TË BËJMË 3-4 AFRIME”/ Trajneri Jonuz konfirmon titullarët e larguar nga Vllaznia

Delo.autor

GOL ME GODITJE DËNIMI/ Benzema thyen mallkimin 14-vjeçar

F.autor

Ngujim dhe shumë kritika, Tirana do Kupën e Kategorisë së Parë

Sadik.Autor

Leave a Comment