Futboll Premier League Sport

Mino Raiola: Balotelli është gati të rikthehet në Premier League

Sezonit po i vjen fundit dhe të gjithë agjentët kanë filluar kontaktet për të gjetur kontratat më të mira të mundshme për klientët e tyre.

Një nga ata është edhe Mino Raiola, një njeri që në vitet e fundit ka kryer disa prej transferimeve më të mëdha të historisë së futbollit.

Mario Balotelli, një nga lojtarët që përfaqësohet nga Raiola, është në kërkim të një klubi të ri në verë. Italianit i përfundon kontrata në fund të sezonit me Nice, çka do të thotë se nuk do t’i kushtonte asnjë qindarkë skuadrës së radhës.

Duke folur për The Mirror, Raiola thotë se ka shumë skuadra të interesuara për Balotelli-n, i cili pretendon se është një nga sulmuesit më të mirë në botë.

“Mario është gati të rikthehet, ai po maturohet në një nga 10 sulmuesit më të mirë në botë,” shprehet ai.

“Në Itali ai është numri një. Ai vlen 100 milionë euro por nuk do të kushtojë asnjë qindarkë në verë.

“Jam duke negociuar me shumë klube angleze dhe italiane. Kam folur me Juventus, Roma, Napoli dhe Inter.”

Related posts

“MAMMA MIA…”/ Në Spanjë festojnë fitoren, italianët falënderojnë kombëtaren

Delo.autor

Shënoi tripletë ndaj Vardarit, Ibrahimi: Ishte fitore historike

Q.Autor

PREMIER LEAGUE/ “Djajtë e Kuq” i thonë lamtumirë Championsit, Chelsea merr vendin e tretë me tre gola

Delo.autor

Leave a Comment