Futboll Sport

NGA BARCELONA TE JUVENTUSI/ Me valixhe në duar dhe 4 alternativa për polakun, ja pretendentet për Levan

Robert Levandovski pritet të jetë një nga lojtarët që mund të shkaktojë shumë zhurmë në merkaton e verës. Polaku ka lënë të kuptohet se aventura e tij në Mynih ka përfunduar. Ai kërkon një sfidë të re dhe alternativat nuk mungojnë.

Barcelona duket klubi më i mundshëm për të. Por nuk duhen harruar as Paris SGja, Liverpuli e diçka më larg Juventusi.

BARCELONA (50%) – Klubi katalanas është në “pole position” për të marrë shërbimet e 33-vjeçarit të Bajernit. Prej javësh po flitet për një marrëveshje të mundshme mes tij dhe gjigantëve spanjollë. Madje, mediat spanjolle kanë bërë me dije edhe detaje të marrëveshjes, me Levën që ka gati në duart një kontratë 4-vjeçare. Ksavi do ta merrte me kënaqësi në skuadër, sepse bëhet fjalë për një sulmues që të garanton së paku 30 gola në sezon.

PARIS SG-ja (30%) – Klubi tjetër me më shumë shanse për të afruar Robert Levandovskin është PSG-ja. Klubi francez po bën të pamundurën për të mbajtur në ekip Kilië Mbapenë. Por në rast të largimit të tij drejt Realit, Leva shihet si një alternativë mjaft e mirë. Për më shumë që edhe agjenti i polakut ia ka servirur sulmuesin edhe Paris SG-së.

LIVERPULI (15%) – Liverpuli ka një duzinë me sulmues, por për Levën do të kishte pa diskutim një vend. Klop nuk mund ta humbiste mundësinë e ribashkimit me sulmuesin, sikurse edhe vetë Leva nuk do të refuzonte ish-trajnerin e tij.

JUVENTUSI (5%) – Klubi i fundit, të paktën për momentin, është Juventusi. Levandovski nuk e ka mohuar se i pëlqen të luajë për bardhezinjtë. Megjithatë, shanset që ai të vishet bardhezi janë më të pakta.

Related posts

SULMON ASHPËR MOURINHO-N PAS AFRIMIT TEK ROMA/ Drejtuesi i njohur italian: Rezultatet e fundit të tij tregojnë që…

Delo.autor

(VIDEO) Shaqiri spektakolarë, shikoni çfarë asistimi bën për shokun e skuadrës

Q.Autor

KUPA E SHQIPËRISË: GRUPI B/ Surprizë e Egnatias me Kukësin, Flamurtari në “Paqe”. Marshojnë Laçi me Vllazninë

Delo.autor

Leave a Comment