Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Talenti SHQIPTAR transferohet në kampionatin spanjoll tek klubi i MADH…

Një tjetër talent shqiptar transferohet në Spanjë. Bëhet fjalë për Atdhe Rashiti-n i cili ka firmosur me Deportivo Alaves B. Talenti kuqezi është rritur tek akademia e Basel në Zvicër, ku midis Elite League edhe Uefa Youth League është aktivizuar në 73 ndeshje duke shënuar 27 gola.

Rashiti për herë të parë me Shpresat është grumbulluar në muajin Maj, në kuadër të ndeshjes miqësore me Bosnje Hercegovinën. Alban Bushi e aktivizoi në minutën e 46, në vend të Valon Et’hemit. Trajneri i shpresave beson shumë të ky lojtar, pasi është grumbulluar edhe në ndeshjen e fundit përballë Bjellorusisë. Spanjollët në deklaratën zyrtare janë shprehur të lumtur për këtë transferimin, duke shpresuar se djaloshi mund të ndihmojë sulmin e ekipit, që ndeshjen e parë e pati përballë Barcelonës.

Kohët e fundit Deportivo Alaves, është bërë e njohur në Shqipëri për çështjen Çinari. Vllaznia ka kërcënuar me gjyq në FIFA klubin e Alaves në lidhje me transferimin e Erald Çinarit. Sipas drejtuesve të ekipit shkodran, ka pasur parregullsi në kalimin e tij te skuadra spanjolle, duke I akuzuar për falsifikim dokumentesh. Futbollisti shkodran u prezantua te ekipi kroat NK Istra, ku është huazuar, klub i cili është në pronësi të presidentit të Alaves.

Related posts

KLUBI FESTON 100 VJETORIN/ Tirana zgjedh logon që do e shoqërojë në ditët festive

F.autor

LUAN KUNDËR MILAN-IT/ Sarri akuzon: Kupa e Italisë është një nga aktivitetet më antisportive në botë

Delo.autor

Tjetër ide për Chelsea, kërkohet sulmuesi i Leicester

Q.Autor

Leave a Comment