Futboll Sport

BOMBA NGA BELGJIKA/ “Aksi” Milano-Madrid, projektohet shkëmbimi i bujshëm mes Hazardit dhe…

Sipas mediave belge, Milani do të ishte i interesuar për Eden Hazardin. Lojtari është në vështirësi te Reali i Madridit (1 gol dhe 2 asiste në 22 ndeshje) dhe për këtë arsye mund të shitet, aq më tepër që vlera e kartonit të tij ka rënë ndjeshëm (20 milionë euro).

Madje, supozohet një shkëmbim, me një rregullim financiar në favor të Milanit, për Sandro Tonalin. Kërkesa thuhet se i është bërë klubit direkt nga Karlo Ançeloti. Duket fantashkencë, duke qenë se mesfushori përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen e “Djallit”, megjithatë do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Asgjë nuk është e pamundur, aq më tepër që në sezonet e fundit ka pasur disa operacione në aksin Madrid-Milano.

 

Teo Hernandez dhe Brahim Diaz janë vetëm dy prej tyre, teksa në verë palët mund të ulen në tavolinë për të diskutuar mbi Asension dhe Iskon.

Dyshja spanjolle është në dalje nga Reali i Madridit dhe mbi ta prej javësh ekziston interesi në rritje i kuqezinjve.

Related posts

Zbulohet mesazhi i Deschamps në finale: Jepjani topin Mbappes (FOTO)

Isa.Autor

Real Madrid/ Zidane flet për merkaton: Nuk kemi nevojë për sulmues

Q.Autor

GJERMANI-ISLANDË/ Joachim Low kërkon fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment