Futboll Seria A Sport

ZBULIMI I ZIKALTËRVE NË KËTË SEZON/ Dumfris hyn në historinë e Interit me golin e shënuar ndaj Romës

Interi arriti pasditen e djeshme të triumfonte me rezultatin 3-1 ndaj Romës së Zhoze Murinjos në stadiumin “Giuseppe Meazza”, e vlefshme për javën e 34-të në Serinë A italiane.

Sipas faqes së njohur të statistikave “OPTA Paolo”, autori i golit të parë të sfidës së djeshme, Denzel Dumfris është mbrojtësi i dytë në historinë e Interit që ka shënuar gol në dyja ndeshjet ndaj Romës brenda një sezoni në Serinë A italiane, pas legjendës zikaltër, Xhaçinto Faketit në sezonin 1968/1969.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Interit, holandezi 26-vjeçar është aktivizuar në total në 29 ndeshje nga ku ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar dhe 4 asiste për shokët e skuadrës.

Interi mban vendin e parë në renditje në kuotën e 72 pikëve, +1 nga Milani që ka për të zhvilluar sfidën në mbrëmjen e sotme ndaj Lacios në stadiumin “Olimpico”.

Gjithashtu skuadra e Simone Inzagit ka një ndeshje për të rikuperuar, atë ndaj Bolonjës, të mërkurën mbrëma, duel që u shty në datën 6 janar 2022, për shkak të infektimeve masive me COVID-19 që prekën skuadrën emiliane.

Related posts

PAS HUMBJES ME PARTIZANIN/ Flet trajneri Sadedini: Nuk kemi një objektiv real, shpresoj të…

Delo.autor

TELENOVELA VAZHDON/ Suarez ul rrogën ndjeshëm për të kaluar tek Atletico, ja prapaskenat e ndarjes me Barcelonën

Delo.autor

PROVIMI I FALSIFIKUAR NË ITALISHT NGA SUAREZ/ A rrezikon sulmuesi dhe Juventus? Ja çfarë parashikojnë rregullat

Delo.autor

Leave a Comment