Futboll Sport

REVULUCION TEK JUVENTUSI/ Nga Di Maria te Zhorzhinjo e Vlahoviç, shihni formacionin e mundshëm të “Zonjës” për sezonin e ardhshëm

Për Juventusin është sezoni i dytë radhazi që nuk shpallet kampion i Italisë.

Një arritje që me siguri nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve për vetë faktin që një klub si “Zonja e Vjetër” nuk ka mundur dot të konkretizojë objektivin e saj kryesor për këto dy vitet e fundit.

E përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, ka “skicuar” formacionin e ardhshëm të Juventusit, ku në pamje të parë nuk mungojnë yjet dhe blerjet “Big” në merkaton e ardhshme të verës.

Në 11-shen e krijuar shihen tre blerje, Markos Alonso, Zhorzhinjo dhe Di Maria, ky i fundit pritet të vijë me parametra zero nga PSG-ja.

Në modulin 4-3-3, në portë do të jetë Shezni. Në mbrojtjen me katër, në të djathtë është Danilo, në qendër janë Bonuçi dhe De Ligt, ndërsa në krahun e majtë, Alonso.

 

 

Në mesfushën e përbërë me tre janë, Lokateli, Zakaria dhe Zhorzhinjo. Ndërsa në sulm, Di Maria dhe Kieza në mbështetje të Vlahoviçit. panoramasport

Related posts

“EURO 2020″/ 3 penallti dhe 2 dopiata, Franca e Portugalia kualifikohen për në fazën e 1/8-ve

Delo.autor

I PANDALSHËM/ Pas 14 minutash lojë, Messi ndëshkon Eibar me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

NË PRITJE TË TAKIMIT ME PANUÇIN/ Arbëreshi nga Argjentina humbet penallti dhe feston me trofe (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment