Futboll

Allegri: Kampionati nuk është mbyllur akoma

Nuk humbet ekuilibrin sepse në fund të fundit pikërisht ekuilibri psikologjik është sekreti i madh i Juventus së drejtuar prej tij. Max Allegri shijon tre pikët kundër Atalanta, që e shkëpusin skuadrën e tij +4 pikë nga Napoli, por nuk mendon se gara për titullin në Serie A është mbyllur. “Nuk mund t’i lejojmë vetes hapa fals, sepse Napoli është ende afër, – tha trajneri i Juventus. – Kampionati nuk është mbyllur. Unë kam në dispozicion futbollistë shumë të aftë me të cilët mund të fitojmë titullin e shtatë radhazi, të shkojmë sa më larg në Champions League dhe të fitojmë Kupën e Italisë, por nuk duhet të gabojmë duke ulur përqendrimin.”

Më pas, Allegri shpejgon: “Duhet të komplimentoj futbollistët e mi për fitoren ndaj Atalanta dhe për faktin që nuk pësuam gol. Atalanta është një nga skuadrat më të vështira për t’u mundur në Serie A, shumë e fortë fizikisht. Ajo që po bëjmë në këto momente është shumë e rëndësishme, por të gjithë e dimë se ende nuk kemi fituar asgjë. Duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme ndaj Spal dhe të tregojmë respekt për këtë skuadër, sepse po nuk fituam ndaj tyre do të hedhim poshtë djersën e këtyre fitoreve që kemi arritur ndaj Lazio dhe Atalanta. Jemi entuziast për fundin e sezonit, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.”

Related posts

Mbyllet “telenovela”/ Ja ku do të luaj në sezonin e ri Golovin…

Isa.Autor

Pato mendon rikthim: Milan është shtëpia ime, nëse më kërkon…!

Q.Autor

BOTËRORI 2022/ Mbrojtësi Balliu që luan në La Liga i thotë “jo” Kombëtares. Ja prapaskenat…

Delo.autor

Leave a Comment