Futboll Sport

E BUJSHME/ U shpall kampion bote me Gjermaninë, Hoakim Lëv pritet të marrë drejtimin e gjigantit europian

PSG është duke kërkuar për një trajner të ri për sezonin e ardhshëm pasi pritet që tekniku aktual Mauricio Peoketino të largohet në përfundim të këtij sezoni. Shumë emra janë përfolur për stolin e parizienëve, por në ditët e fundit ka dalë në skenë një emër i ri, ai i ish-trajnerit të Gjermanisë Hoakim Lëv.

Ish-kampioni i botës me gjermanët duket se është gati për një aventurë të re, këtë herë në pankinën e një klubi europian. Sipas raportimeve nga “Goal”, presidenti i kampionëve të Francës po e mendon seriozisht emrin e 62-vjeçarit si një alternativë të mundshme për skuadrën e tij.

Të tjerë emra si Zinedin Zidan dhe Antonio Konte, janë gjithashtu të përfolur për stolin e Parisit, me merkaton e verës që pritet të jetë e ndezur edhe në frontin e trajnerëve.

Related posts

E PAPRITUR TEK SKUADRA E UZUNIT/ Granada merr vendimin drastik për trajnerin spanjoll

F.autor

SFIDA QË VENDOS KALIMIN NË CHAMPIONS/ Ja sa bileta janë shitur për ndeshjen Inter-Atalanta

Delo.autor

TIRANA-APOLONIA/ Gafë e pafalshme në mbrojtje, Torasa ndëshkon “Fierakët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment