Futboll Sport

KËRKESA SHOKUESE/ Nëna e Mbappe tërbon Real Madrid, i kërkon komision shifrën e padëgjuar

Futbolli ka ndryshuar shumë në vitet e fundit, një rol shumë përcaktues në transferimin e lojtarëve kanë marrë agjentët, shpesh duke i shtyre lojtarët të largohen falas për të përfituar më pas komisione të çmendura, rasti tipik dhe më i padëgjuar vjen së fundmi në lidhje me Kylian Mbappe.

E ardhmja e tij vijon të bëjë shumë buje, por së fundmi Le Parisen ka zbuluar një detaj shumë domethënës, njëkohësisht edhe pika kyçe e zgjidhjes së kësaj enigme. Mamaja e tij, Fayza Lamari, njëkohësisht edhe agjente e Mbappe, i ka kërkuar Real Madrid 100 milionë euro komision për të dërguar djalin e saj në kryeqytetin spanjoll.

MbappeKjo kërkesë ka bërë që drejtuesit e Real Madrid të hezitojnë. Gjithashtu një tjetër pikë kyçe në negociata është edhe e drejta e imazhit, përfaqësuesit e Mbappe kërkojnë që lojtari të këtë 100% të drejta mbi imazhin, ndërsa Real Madrid i ofron 50%. Të njëjtën kërkesë, përfaqësuesit e Mbappe i kanë bërë edhe përfaqësueses franceze, ku edhe në këtë rast, kërkojnë 100% të drejtat e imazhit.

Related posts

MBYLL TESTIN E PARË ME BOSHNJAKËT/ Merr “shuplakë” Partizani në debutimin e trajnerit Lerda

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Leclerc: Nuk duelojmë dot me Mercedes dhe Red Bull, por me ata

Delo.autor

TRONDITET BOTA E SPORTIT/ U akuzua për ngacmim seksual, vetëvritet ish-trajneri 64-vjeçar

Delo.autor

Leave a Comment