Futboll Seria A Sport

LIROHEN HAPËSIRAT PËR ARMANDO BROJËN TE ÇELSI/ “Blutë” nxjerrin në shitje tre lojtarë të repartit të sulmit

Çelsi ka nisur një revolucion të ri në skuadër, duke hequr disa lojtarë që nuk janë në planet e trajnerit Tomas Tuhel. sipas “Daily Mail”, Timo Verner, Kristian Pulisiç dhe Hakim Zijeh janë tre lojtarët e fundit që “Blutë” i kanë nxjerrë në ankand.

 

Dy të parët janë ofruar te Juventusi për një shkëmbim me De Ligtin, ndërsa marokeni është në bisedime për t’u transferuar te Milani në formën e huazimit për një vit.

Gjithsesi nëse Verner largohet, atëherë maja e sulmit do të ngelë bosh, pasi dhe Lukaku shkoi te Interi.

Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili mund të tregojë vlerat e tij për të zënë vendin e lënë bosh.

20-vjeçari është thirrur nga trajneri gjerman, Tomas Tuhel, për fazën përgatitore dhe aty pritet që ai të vendos nëse do ta mbajë Brojën në skuadër ose jo.

Sulmuesi i Kombëtares kërkohet nga shumë klube angleze dhe jo vetëm, por nëse gjërat shkojnë kështu, Tuhelit do t’i duhet një sulmues dhe mund të preferojë ta mbajë në “Stamford Bridge” sezonin e ardhshëm dhe t’i japi një mundësi në skuadrën e parë.

Related posts

LIVE| Superiore: Mbyllet ndeshja Bylis-Apolonia. Rezultati 3-1

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË SERIE A/ Atalanta shënon sërish, Belotti ngushton me asistin e Vojvodës (VIDEO)

Delo.autor

Kaos te Skënderbeu, Fakiç kundër Dajës: Kam besuar se kapiteni…

Sadik.Autor

Leave a Comment