Futboll Sport

IGLI TARE PROBLEME MELACION/ Zbulohen arsyet e tensionit

Një telenovelë e cila ka zgjatur disa muaj duket se më në fund është përmbyllur me sukses, me Lacion që ka gjetur akordin me mbrojtësin Alesio Romanjoli për transferimin e tij në Romë.

tare

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, ish-kapiteni i Milanit do të zyrtarizohet në ditët e ardhshme te Lacio, ku do të firmosë një kontratë për 4 vitet e ardhshme, me një pagë më të ulët se ajo që përfitonte te kuqezinjtë.

Lotito i plotëson kështu një dëshirë në merkato trajnerit Mauricio Sarri, që e kishte kërkuar me ngulm transferimin e mbrojtësit italian, të cilit në repart do t’i bashkohet edhe i riu veronez Kazale, që gjatë janarit ishte në objektivat e Milanit.

 

 

TENSION ME TAREN – Megjithëse i ka sjellë Lacios një objektiv të ndjekur prej kohësh, situata në klub nuk është nga më të mirat.

Igli Tares i skadon kontrata në vitin 2023 dhe nuk do t’i rinovohet, duke sjellë largimin e tij pas 14 vitesh bashkëpunimi. Shkaktari është Anxhelo Fabiani, i cili është emëruar drejtor në sektorin e femrave.

Sipas “Il Messaggero”, raportohet se mes drejtorit shqiptar, presidentit dhe trajnerit Sarri ka tension për çështje merkatoje.

Ndërkohë, Fabianit i është premtuar një rritje në hierarki vitin e ardhshëm: ose drejtor i përgjithshëm, ose në rolin e Tares. Pavarësisht problematikave, Lotito nuk ka ndër mend ta shkarkojë ishsulmuesin e Shqipërisë, por synon në ndarje të natyrshme mes palëve.

Related posts

Argjentina në “fije të perit”/ Çfarë i duhet Argjentinës për t’u kualifikuar?

Isa.Autor

“E MBAN MEND ATË NATË?” Ronaldinho provokon Ramos me pozën e gabuar. Spanjolli e “fundos” (FOTO)

Delo.autor

LOZANE, futboll/ Gjykata e Arbitrazhit mer vendimin surprizë. Skënderbeut i rikthehet titulli kampion… (DETAJET)

Sadik.Autor

Leave a Comment