Futboll Sport

“NË PIKË TË HALLIT”/ Dybala pranon ofertën e Inter, por ka një kusht

Pak muaj më parë, Paulo Dybala i kërkonte Juves 8 milionë euro neto në sezon, plus bonuse, për të rinovuar kontratën e tij, kërkesë kjo që u konsiderua e tepër nga ana e “Zonjës së Vjetër”, çka solli më pas divorcin mes palëve. Dybala ishte i bindur se do të gjente një skuadër që do ti plotësonte kushtet e tij financiare, por prej 7 ditësh vijon të jetë ende pa skuadër dhe mbi të gjitha pa oferta konkrete.

Inter

Vetëm Inter mbetet i interesuar, Milan ka hequr dorë, ndërsa ekipet e tjera si Roma e Napoli, që zhvilluan sondazhe në distancë janë shumë larg kërkesave të tij. I gjendur përballë një situatë të tillë, Dybala është dorëzuar, ka pranuar ofertën e fundit të Inter, 5 milionë euro, plus 1 milion tjetër në formë bonuse të lidhura me prezencat e tij. Sigurisht ka ende disa detaje për të arritur në një marrëveshje përfundimtare, mbi të gjitha zikaltërit duhet të lirohen nga dy sulmues për të zyrtarizuar Dybala-n. Argjentinasi i ka kërkuar drejtuesve të Inter të nxitojnë, pasi kërkon të vihet sa më shpejt në dispozicion të trajnerit Inzaghi.

Skriniar Dybala

Nga ana tjetër, Inter po kujdeset për të mbyllur sa më shpejt shitjen e Skriniar, janë të bindur se nga kartoni i sllovakut mund të marrin minamalisht 80 milionë euro, një pjesë të kësaj shifre do ta përdorin më pas për të blerë Bremer nga Torino.

Related posts

DY LOJTARËT E TIRANËS I SURPRIZOJNË TË GJITHË/ Shfaqen mes kandidatëve për deputetë, ja në cilën parti

Delo.autor

SUPER NDESHJA NDAJ CHELSEA-T/ Guardiola: Tani jam më i mirë, mendoja se do të…

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Efekti domino që po mban peng transferimin e Higuain tek Chelsea (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment