Futboll Sport

LUFTË NË “CAMP NOU”/ Barcelona-Mançester Junajtid akord për De Jongun, por holandezi…

Mes Barcelonës dhe Mançester Junajtidit është arritur më në fund akordi për transferimin e Frenki de Jongut në “Old Trafford”.

Por është vetë mesfushori holandez, i cili po bllokon transferimin e tij. Katalanasit dhe Mançester Junajtid arritën marrëveshjen për shifrën e 63 milionë paundëve dhe 8.4 milionë bonuset.

Por lojtari nuk është dakord të largohet, edhe pse klubi e ka njoftuar se nëse dëshiron të qëndrojë, ai duhet të ulë 40% rrogën (me 5 milionë paund).

Ish-ylli i Ajaksit nuk është “Ok” për këtë dhe situata nga precipituar në një luftë totale.

Sipas gazetës katalanase “Sport”, klubi i ka lëshuar një ultimatum se ka arritur marrëveshjen e shitjes së tij te Junajtid dhe ai duhet të largohet menjëherë. 25-vjeçari është objektivi kryesor i trajnerit Erik ten Hag për mesfushën.

Related posts

FORMACION “I FRIKSHËM”/ Pep ka luksin të zgjedh. Haaland: Të mbyllim një sezon perfekt

F.autor

“TANI 3 FINALE PËR INTER”/ Nainggolan “qan” pikët e lëna

F.autor

Fitore mbijetese për Crotonen e Ajetit, mbrojtësi kuqezi pranë festës në Seria A

Sadik.Autor

Leave a Comment