Futboll Sport

E KRYER/ Transferim surprizë! Paulo Dibala vendos për të ardhmen, ylli argjentinas i thotë “PO” skuadrës së…

Merr fund “telenovela” Paulo Dibala!

Sulmuesi argjentinas ka vendosur për të ardhmen e tij teksa në orën 2 të mbrëmjes së sotme i ka thënë “PO” Romës së Zhoze Murinjos.

Sipas të gjitha mediave italiane, sulmuesi argjentinas do të zbarkojë në kryeqytetin italian ditën e mërkurë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur “të zezën në të bardhë” në kontratë me klubin e ri.

Palët kanë rënë dakord me një shifër prej 7 milionë eurosh neto në sezon me një kontratë 3-vjeçare dhe me opsion për të katërtin vit në kryeqytet.

Roma ka mposhtur kështu konkurrencën e Interit, Milanit, Napolit, Seviljes, Mançester Junajtid duke e bindur 28-vjeçarin me një rol kyç në projektin e klubit.

Argjentinasi pritet të nisë një aventurë të re në karrierë pas 7 sezoneve të përshkuara me Juventusin.

Në sezonin e fundit me fanellën e “Zonjës së Vjetër”, Paulo Dibala u aktivizua gjithsej në Serinë A në 29 ndeshje duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar dhe 5 asist.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Sampdoria. Rezultati 5-1

Delo.autor

CARABAO CUP/ Gafë e mbrojtjes, Chelsea shënon me Abraham (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON NJË HISTORI PËR TË SHKUARË E “PLESHTIT”/ Fabio Capello tregon: Kur ishte 16 vjeç e kërkova për Juventusin, por…

Delo.autor

Leave a Comment