Futboll Premier League Sport

PORTUGEZI NUK KURSEN BATUAT PAS FITORES NDAJ FULHAM/ Mourinho shtang gazetarin: Nuk je i përgatitur, mund të…

Zhoze Murinjo nuk i kurseu batutat me gazetarët pas fitores 1-0 ndaj Fulhamit në “Craven Cottage”, e dyta radhazi për “Spërsat” në kampionat.

Totenhemi renditet 5 pikë larg Çelsit të vendit të katërt, por ekipi i Mout ka edhe një ndeshje për të rikuperuar. Dhe pasi gazetari i BT Sport i përmendi statistikat negative të skuadrës së tij këtë sezon, portugezi i tha me shaka: “Ti i dike të gjitha statistikat negative.

Kam një sfidë për ty. Sa ndeshje fitoi Totenhemi në transfertë një vit përpara se të vija unë? Dhe sa ndeshje ka fituar Totenhemi jashtë që kur erdha unë?”. Gazetari iu përgjigj me një “nuk e di” dhe batuta e radhës së Mout ishte: “Mund të largohem?”

Related posts

Milani në krizë golash, Cutrone më i miri me 7 finalizime

Sadik.Autor

FOTO/ Çfarë kuptimi kishte numri 26 në fanelën “Jashari” që veshi Granit Xhaka

F.autor

FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN PAS 40 DITËVE/ Momenti emocionues kur tifozi i Romës takon familjarët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment