Futboll Sport

PRONARËT E MILANIT NË TELASHE/ Gjykata në Luksemburg u ngrin 364 milionë euro

Teksa diskutonte shifrat e shitjes së Milanit te “RedBird”, fondi amerikan “Elliott” ka përjetuar një rrufe me qiell të hapur. Një gjykatë luksemburgase i ka ngrirë plot 364 milionë euro.

Shkaktari është Jonghong Li i cili në prill të këtij viti kishte paditur pronarët aktualë të “Djallit” duke kërkuar një dëmshpërblim prej tyre. Shuma e kërkuar është pikërisht diferenca mes shifrës që Milanit po shitet të “RedBird” dhe shumës për të cilën “Elliott” e përvetësoi klubin kuqezi pasi Jonghong Li nuk arriti të paguante një nga këstet e kredisë së marrë pikërisht nga amerikanët.

Kjo është thjesht një masë që gjykata luksemburgase ka marrë ndaj “Elliott”-it teksa zbatimi këtij sekuestrimi, ose ngrirje fondesh, ka ndodhur mbi një kredi që fondi i drejtuar nga Gordon Singer i ka dhënë “Project Redblack”, një nga kompanitë e krijuara në rastin e shitjes së kuqezinjtë nga Silvio Berluskoni drejt Jonghong Lisë.

Related posts

ITALI-ANGLI/ Finalja një hap i madh për “Azzurrët”, por tani mund të shkruhet historia

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Portieri i Barcelonës transferohet tek klubi i La Ligas…

Delo.autor

MOMENTET MË TË FAMSHME/ Historia e futbollit na ka ngulitur në memorie (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment