Futboll Sport

“BOMBA” E MERKATOS/ Nejmar i ofrohet skuadrës së madhe europiane

Mes Nejmarit dhe klubit të tij, Paris SG, situata vazhdon të jetë e turbullt.

Nga njëra anë është klubi që dëshiron t’i japë duart sulmuesit brazilian dhe nga ana tjetër është vetë sulmuesi, i cili vazhdon të përsërisë se nuk ka asnjë qëllim të lërë Parisin dhe kërkon të përmbushë kontratën e tij me kampionët e Francës që e lidh deri në vitin 2026.

Por gazeta franceze “Le Parisien” ka publikuar një lajm bombë të martën, duke bërë me dije se Nejmar i është ofruar Mançester Sitit të Pep Guardiolës.

Në këmbim të tij, Paris SG-ja ka kërkuar shërbimet e mesfushorit të kombëtares portugeze, Bernardo Silva, i cili pëlqehet shumë edhe nga Barcelona.

Vetë klubi parisien mësohet se ia ka komunikuar një të tillë Nejmarit, duke i kërkuar atij të pranojë transferimin te Siti, natyrisht nëse klubi anglez do të ishte dakord me këtë shkëmbim.

Ky qëndrim i Paris SG-së është i kundërt me atë të trajnerit të ri, Kristof Galtie, i cili e sheh brazilianin si pjesë të rëndësishme të planeve të tij për sezonin e ri.

KUNDËRSHTITË – Trajneri i ri i Parisit nuk është i vetmi kundër kësaj lëvizje je.

Gazeta “Le Parisien” pretendon se edhe trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, nuk është në favor të shkëmbimit Nejmar-Bernardo Silva.

Pakënaqësisë së Guardiolës për këtë lëvizje i është shtuar orët e fundit edhe refuzimi i vetë Nejmarit.

Që nga Japonia ku ndodhet i grumbulluar me klubin e tij, Nejmar ka përsëritur edhe një herë tjetër qëndrimin e tij kundër çdo marrëveshjeje që do ta largonte nga PSG-ja. Ai është i bindur për të vijuar në Francë për të respektuar kontratën me klubin e tij.

Related posts

TRAJNERI CONTE E KËRKON TEK INTER/ Flet Rakitic: Kam biseduar me klubin, dëshira ime është të…

Delo.autor

Andre Silva nuk ndalet. Portogalia shënon golin e parë ndaj Tunizisë (VIDEO)

Sadik.Autor

“MË THA VAZHDO KËSHTU, JE I FORTË”/ Lojtari që ndëshkoi Milan-in zbulon këshillën që i dha Ibra

Delo.autor

Leave a Comment