Futboll Sport

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Napolit dhe Realit të Madridit rikthehet në Spanjë, bëhet shok reparti me Myrto Uzunin

Hoze Maria Kajehon ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij.

FYfzAgpWAAEzXC3

Sulmuesi që e mbylli me Fiorentinën është transferuar zyrtarisht te skuadra e Granadës në Spanjë duke u bërë shok reparti me futbollistin e Kombëtare shqiptare, Myrto Uzunin.

Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare klubi i Granadës me anë të një komunikate në sajtin e saj duke i uruar mirëseardhjen 35-vjeçarit spanjoll.

 

 

Kajehon rikthehet në Spanjë pas 9 vitesh aty ku është aktivizuar me ekipe si Real Madrid dhe Espanjol, ndërsa për 7 sezone ka mbajtur veshur fanellën e Napolit dhe prej dy vitesh atë të Fiorentinës.

Në sezonin e fundit me skuadrën vjollcë në Serinë A, Hoze Maria Kajehon u aktivizua në total në 30 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 2 asiste.

Related posts

PLAS TEK FIORENTINA/ U zyrtarizua një muaj më parë, rrezikohet divorci i parakohshëm me Gattuso-n

Delo.autor

Manchester City rivalizon Arsenalin, gati shërbimet për sulmuesin Benzema

Q.Autor

‘Cristiano Ronaldo duhet të pushojë!’

Q.Autor

Leave a Comment