Futboll Sport

OBJEKTIVI I MILANIT NË MERKATO/ Çelsi e jep edhe me… skonto “vere”

Dëshira e drejtuesve të “Djallit” është që Sharl de Ketelere t’i dorëzohet Piolit brenda kësaj jave, teksa ekziston edhe një plan B që çon te Hakim Zieh i Çelsit, për të cilin mund të kemi një blerje përfundimtare dhe jo më huazimin që ishte hipoteza fillestare.

Londinezët i kanë vendosur çmimin marokenit dhe thuhet se mund ta lirojmë për 10 milionë euro pavarësisht se tri vite më parë e patën blerë për katërfishin e shumës.

Lojtari paguhet 7 milionë në sezon dhe rëndon buxhetin e klubit. Trajneri Tuhel nuk e preferon, çka e ka shtyrë 29-vjeçarin t’u japë përparësi kampionëve të Italisë për të cilët thuhet se mund të ulin edhe pretendimet ekonomike.

Related posts

FITORE ME PËRMBYSJE/ Skënderbeu tregon forcën në miqësoren ndaj Pogradecit

Delo.autor

INTER SYNON PËRFORCIME NË JANAR/ Conte zbulon dy emrat për repartin e sulmit, ja prapaskenat e merkatos

Delo.autor

LIVE/ Liverpool-Barcelona, Origi vazhdon me oreksin ndaj “katalanasve”

Delo.autor

Leave a Comment