Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Dinamo Tbilis-Tirana. Rezultati 0-2

Mbyllet ndeshja mes Dinamo Tbilisit dhe Tiranës në Gjeorgji, e vlefshme për Champions League.

Trajneri Egbo ka preferuar në majë të sulmit Ernest Muçin përpara Albion Avdijat. Cobbinah, Torassa dhe Cale janë mbështetësit e Muçit, ndërsa në mesfushë rreshtohen Batha dhe Celhaka. Numri 10 është graduar si kapiten i skuadrës.

Ismailgeci luan në krahun e majtë, ndërsa Najdovski dhe Vengjeli luajnë në qendër. Tosevski e nis në krahun e djathtë të mbrojtjes duke lënë Ardit Tolin në stol.

 

LIVE: DINAMO TBILIS – TIRANA 0-2

Torasa 45+4′, Ismajlgeci 85′ 

KOMENTI LIVE: 

90′ Akordohen 8 minuta shtesë!

85′ GOOOOOL TIRANA 0-2/ Mbrojtësi Ismajlgeci dyfishon rezultatin, duke hipotekuar kualifikimin! Pas një tentative të Muçit, topi nuk kontrollohet siç duhet nga portieri, ndjek aksionin aty mjaft bukur Ismajgeci që shtyn sferën drejt rrjetës nga shumë pranë vijës fatale!

82′ Tirana forcon ndjeshëm mbrojtjen. Largohet Torasa, vendin e tij e zë Gentian Muça.

78′ Dinamo Tbilis realizon golin e barazimit, por anulohet për pozicion të parregullt. I drejtë vendimi i asistentit!

73′ Rrezikojnë gjeorgjianët me brazilianin Pernanbuku, pas një harkimi nga e majta, topi grushtohet nga portieri Lika, shkon te futbollisti Pernanbuku, i cili gjuan me kokë, por pa probleme për gardianin bardheblu.

71′ Zëvendësim te Tirana, largohet Kale, vendin e tij e zë Ardit Toli, që bën debutimin me bardheblutë!

66′ Muçi dhuron spektakël dhe jep një top mjaft të bukur për Kobina, që provon të depërtojë drejt zonës, por rrëshket në momentin e fundit.

65′ Gabime të shumta në pasime nga ana e futbollistëve të Dinamo Tbilis. Gjë kjo që i shkon për shtat Tiranës.

60′ Minuta pozitive për Tiranën që tenton të surprizojë me kundërsulme të shpejt, për të realizuar golin e dytë!

54′ Tirana fiton goditjen e parë nga këndi në këtë ndeshje, pas tentativës së Muçit.

50′ Gjeorgjianët e nisin pjesën e dytë në sulm, në kërkim të golit të barazimit. Tirana mbron me shumë forca, duke mos lejuar hapësira.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

45+4′ GOOOOOO TIRANA 0-1/ Zhbllokohet sfida! Torasa gjen rrugën e rrjetës! Në festë bardheblutë! Pas një harkimi nga e djathta dhe një ping pongu në zonën e skuadrës gjeorgjiane, ka përfituar futbollisti argjentinas, i cili ka përshëndetur rrjetën! Një aksion në dukje pa pretendime, por që finalizohet me gol!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Torasa ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

40′ Drithërima në portën e gjeorgjianëve. Batha provon me një gjuajtje spektakolare nga goditja e dënimit. Topi shkon ngjitur me shtyllën.

38′ Kapiteni i Dinamo Tbilis, Papava, ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kale. Goditje dënimi në pozicion të favorshëm për ekipin shqiptar.

35′ Pranë golit Dinamo e Tbilisit. Pas një harkimi nga këndi, mbrojtësi kongolez, Amousu, gjuan bukur me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën e portës së Likës.

27′ Vazhdojnë sulmet e vazhdueshme të gjeorgjianëve në zonën e skuadrës shqiptare, por mungojnë goditjet drejt kuadratit. Të vendosur mirë mbrojtësit bardheblu.

23′ Lokozhvili ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Torasës.

16′ Dinamo Tbilis fiton goditjen e parë nga këndi, por kalon pa rrezik në portën e Likës.

13′ Tjetër moment i sikletshëm në zonën e Tiranës, pas një harkimi nga goditja e dënimit, por asistenti sinjalizon pozicion jashtë loje, duke qetësur kështu bardheblutë.

10′ Aksion mjaft i mirë për Tiranën, Kale pason për Kobina, por ky i fundit godet keq, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

8′ Goditje dënimi për Tiranën nga krahu i djathtë, Kobina provon me një goditje të befasishme në portë, por kontrollon gjithçka portieri gjeorgjian.

5′ Minuta të mira për vendasit, që kanë kontrollin e lojës, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Tiranës.

3′ Shpëton për mrekulli porta e Tiranës, pas një gabimi të Ilion Likës brenda zonës. Gardiani bardheblu për pak sa nuk iu dhuron një gol gjeorgjianëve.

1′ Ka startuar sfida.

Related posts

REVOLUCION TEK “KATALANASIT”/ Busquets rrezikon stolin, Koeman dëshiron tek Barcelona yllin e Ajax…

Delo.autor

“FRYMËZIMIN DUKET SE E GJEJNË TEK…”/ Maria Kaisedo dhe Xhesika Imobile, dy “bomberet” e Lacios (FOTO)

Delo.autor

MORATA I PAKËNAQUR ME CR7/ Ja përse sulmuesit spanjoll i humbi buzëqeshja në ndeshjen e fundit…

Delo.autor

Leave a Comment