Futboll Sport

ROMA NUK NDALET NË MERKATO/ Skuadra e Murinjos rivalizon Milanin për mbrojtësin e Premier Ligës

Roma e Zhoze Murinjos duket se nuk planifikon të ndalet në këtë merkato ku pas transferimeve të bujshme të Paulo Dibalës dhe Zhorzhinjo Vijnaldum, objektivi i radhës duket të jetë mbrojtësi i Totenhemit, Zhafet Tanganga.

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, londinezët kanë shfaqur interes për anglezin në orët e fundit me 23-vjeçarin që është kthyer prej kohësh dhe në objektivin kryesor të Milanit për repartin difensiv.

Alternativat e anglezit për momentin janë Erik Baili i Junajtid dhe Aleks Zagadu i cili gjendet si lojtarë i lirë në merkato pas përfundimit të kontratës me Dortmundin.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Juventus kërkon përforcime, gati lëvizja surprizë për të arritur tek Icardi

Delo.autor

FITOI KUPËN ME DINAMON/ Zlatko “harron” Shqipërinë: Trajner u bëra në Azi

Isa.Autor

E FUNDIT/ Tifozët e Barcelonës tentojnë mësymjen në “Camp Nou”, policia i shpërndan! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment