Futboll Sport

“ÇMENDET” MANCHESTER UNITED/ Ofrojnë 100 milionë euro për…

Mançester Junajtid futet fuqishëm në merkato në orët e fundit, më saktë “Djajtë e kuq” duken të tërbuar, duke parë lumin e parave që kanë vendosur të hedhin.

Pas janë gati të mbyllin tratativën me Kasemiron me një vlerë totale prej 170 milionë eurosh (100 si rrogë dhe 70 për kartonin), lëvizja e radhës është ylli brazilian i Ajaksit, Entoni.

Ish-mentori i tij, Erik Ten Hag, e adhuron sulmuesin anësor, aq sa i ka detyruar drejtuesit e “Djallit” të bëjnë çdo sakrificë për ta afruar në skuadër. Pasi kanë parë që t’u refuzohet një ofertë prej 80 milionë eurosh, dje mund të ketë ardhur oferta e duhur: 100 milionë euro.

Në të tilla shifra Ajaksi me shumë mundësi pritet të dorëzohet, ndërkohë që lojtari nga ana e tij ka nisur kapriçot e para te Ajaksi.

Ai ka vendosur që të mos stërvitet me grupin në prag te sfidës me Sparta Roterdam, ndeshje e vlefshme për kampionatin holandez.

Ky është një mësazh i qartë se ai dëshiron të largohet edhe pse Ajaksi i ka rezistuar tundimit deri tani.

Related posts

Julio Cesar bëhet pishman për tërheqjen nga futbolli, firmos për tre muaj në Brazil

Q.Autor

CHAMPIONS/ “Të Kuqtë” mposhtin Porton me “poker” dhe kualifikohen në gjysmëfinanle

Delo.autor

REAL MADRID I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një aksioni perfekt, Mesfushori Kroos ndëshkon Valenicia-n me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment