Futboll Sport

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja, Kavani drejt transferimit te skuadra e…

Edinson Kavani është shumë pranë transferimit te skuadra e Valencias.

Sipas asaj që raporton “RMC Sport”, sulmuesi uruguajan ka arritur marrëveshjen me skuadrën që drejtohet nga Ivan Xhenaro Gatuzo.

35-vjeçari ndodhet pa klub pas përfundimit të bashkëpunimit me Mançester Junajtid dhe për klubin e La Liga-s do të jetë një transferim me peshë duke parë karakteristikat e vetë “El Matador”-it.

Përveç “Djajve të kuq”, uruguajani gjithashtu ka mbajtur veshur edhe fanellat e PSG-së, Napolit, Palermos dhe Danubios.

Në sezonin e kaluar me Mançester Junajtid në Premier Ligë, Edinson Kavani u aktivizua gjithsej në 15 ndeshje, ku arriti të shënonte 2 gola dhe të dhuronte gjithashtu edhe 1 asist.

Related posts

LIVE/ Po luhet derbi Milan-Inter, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

KUPA E EUROPËS/ Nis aventura e 8 ekipeve shqiptare, sytë të gjithë nga Feronikeli

Delo.autor

KALON FRIKA PËR STRAKOSHËN/ Sylvinho me grupin e plotë, zhvillon seancën stërvitore në Londër

F.autor

Leave a Comment