Futboll Sport

ZYRTARE/ Sokol Cikalleshi ndërron kontinent, sulmuesi i Kombëtares transferohet në…

Tashmë është zyrtare, Sokol Cikalleshi ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij!

CIKALLESHI 1

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është transferuar me formulën e huazimit nga Koniaspor te skuadra e Khalej, ekip që militon në elitën e futbollit në Arabinë Saudite, duke u larguar kështu nga Europa për të vijuar aventurën e tij në kontinentin aziatik.

32-vjeçari kavajas është huazuar për një sezon te ekipi arab teksa largohet nga vendi turk pas 7 sezonesh, ku ka mbajtur veshur fanellat e Akhisarspor, Osmanlispor, Gëztepe, Bashakshehir, Akhisar Beledije.

 

 

Ndërsa përpara se të transferohej në Turqi, Sokol Cikalleshi gjithashtu është aktivizuar edhe me RNK Split, Kukësi, Besën, Tiranën dhe Skënderbeun.

Related posts

Partizani i Beogradit bën dokumentar falenderues për Fadil Vokrrin (VIDEO)

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Suad Lici largohet nga Vllaznia, ja kush do të jetë administratori i ri i klubit shkodran

Delo.autor

Të dielën luan ndaj Fiorentinës së Astorit, Memushaj: Nuk dimë si të sillemi, tepër e vështirë

Q.Autor

Leave a Comment